Kasapët e ISIS-it ua presin kokat dy “spiunëve” – para syve të fëmijëve (Foto/Video,+18)

PUBLIKUAR

Kasapët e ISIS-it kanë filmuar veten duke ua prerë kokën dy burrave, para syve të fëmijëve në një park të mbushur me njerëz.

Videoja, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e publikuar nga kanali i grupit terrorist të lajmeve Wilayat Ninawa, tregon dy terroristët me thika në dorë të cilët flasin në përçartje në frëngjisht.

Në të, ata kërcënojnë më shumë sulme në rrugët e Parisit, Marsejës dhe Nicës.

Videoja thuhet se u publikua më 20 korrik në kanalet terroriste ISIS dhe është etiketuar se vjen nga Wilayat Ninawa në Irak.

Wilayat Ninawa është një nga territoret më të rëndësishme të pushtuara nga ISIS, dhe përfshin qytetin irakian të Mosulit.

Identitetet e viktimave janë ende të panjohura, por ka spekulime në forume se njëra viktima në të djathtë të videos mund të jetë evropian. /Telegrafi/

w111

w222

w333

w444

SHIKO MË SHUMË

Këto zona të Kosovës do të mbesin sot pa energji elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

Policia Rajonale e Ferizajt ka nisur fushatën parandaluese “Rrugët e lagështa dhe me ngrica”

Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj,...

VV-ja mbledh Këshillin e Përgjithshëm, Arbërie Nagavci flet për rastin e Arlinda Zekajt

Ka nisur mbledhja e 64-t e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. Shefja e Grupit...