Dy vetura përplasen me ariun në magjistralen Tetovë-Shkup

PUBLIKUAR

Dy vetura, mbrëmë në mesnatë, në magjistralen Tetovë-Shkup, kanë shkelur një ari, informon SPB Tetovë. Në aksident janë lënduar lehtë dy persona, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 në afërsi të fshatit Grupçin, kur kafsha është gjetur para veturës mini-bus ‘Iveco’ me targa regjistrimi të Gjermanisë. Menjëherë pas goditjes së parë, ariu është goditur edhe nga vetura ‘Seat-Lion’, e drejtuar nga V.M (35) Shkup.

Ariu nga ngordhur në vend, kurse dy udhëtarët në veturën Seat janë lënduar lehtë. Nga fillimi i vitit në magjistralen Gostivar-Shkup janë regjistruar mbi 70 aksidente të shkaktuara nga gjallesat që janë gjendur në rrugë, më së shpeshti përplasje me qentë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot i jepet lamtumira e fundit Laurent Krasniqit

Këtë të enjte, një ditë pas aksidentit tragjik, do t’i jepet lamtumira e fundit...

Aksidenti tragjik ku humbi jetën Laurent Krasniqi, arrestohet shoferi i automjetit

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Llukar të Prishtinës, ku...

Sot mot me diell e vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 31°C

Moti gjatë ditës së sotme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira...