Saranda Bujupi – Rama: “Për ata që pëlqejnë adrenalinën, eksplorimin, aventurën, rrezikun, triumfin, gazetaria i plotëson të gjitha”

PUBLIKUAR

10437388_896189257064485_6363255374323182804_n

Intervistë me gazetarën e Klan Kosovës – Sarandën.

LipjaniNews: Si lindi ideja për tu marrë me gazetari?

Saranda Bujupi – Rama: Nuk lindi, e solli lejleku…(hahaha) Edhe pse do të tingëlloi si diçka shumë e dëgjuar, por gazetaria si profesion më ka ngacmuar qysh ne shkollë fillore kur drejtoja programet festive të shkollës sime.

LipjaniNews: Qe sa vite je në Klan Kosova?

Saranda Bujupi – Rama: Në Klan Kosova jam qe nga Prilli i 2009-tës…kur edhe ishin muajt e parë të funksionimit të tij.

LipjaniNews: Çka është gazetaria për juve?

Saranda Bujupi – Rama: Për mua është çdo gjë. Për ata që pëlqejnë adrenalinën, eksplorimin, aventurën, rrezikun, triumfin, gazetaria i plotëson të gjitha, dhe jo vetëm.

LipjaniNews: A e keni pasur “ frikë” kamerën në fillimet e karrierës?

Saranda Bujupi – Rama: Frikë ?!..jo frikë jo…më shumë e kisha emëruar këtë ndjenjë si një aventurë të çuditshme e cila aq sa është e thjeshtë edhe të komplekson.

1975173_849335765083168_2720885291073659092_n

LipjaniNews: Si e mbani bilancin mes profesionit dhe jetës private?

Saranda Bujupi – Rama: Shumë vështirë por ja dalë… E dini pse..? Sepse profesioni është jeta ime… E bëjë me dashuri dhe pasion ashtu siç e bëjë edhe kujdesin e familjes , si nënë, grua, vajzë, mike.

LipjaniNews: A keni përkrahje nga familja?

Saranda Bujupi – Rama: Logjikisht. Secili prej nesh ka ëndrra dhe pasione të ndryshme. Ashtu si i respektojmë njerëzit si karakter ashtu vlerësojmë edhe profesionet e tyre.

525419_639452006071546_1279367900_n

LipjaniNews: Cilat janë tri gjëra pa të cilat nuk mundesh?

Saranda Bujupi – Rama: Zoti çka na ka falë, edhe mundet me na marr. E vështirë do të ishte jeta nëse nuk do t’i kisha familjen, shëndetin dhe punën.

LipjaniNews: A do e “tradhtosh” ndonjëherë Klanin për të punuar në ndonjë televizion tjetër?

Saranda Bujupi – Rama: Momentalisht jo. Jam familjarizuar këtu ku jam.

10372016_888741181142626_7262070231095454993_n

LipjaniNews: Për çka e konsideron vetën me fat?

Saranda Bujupi – Rama: Për çdo gjë që kam.

LipjaniNews: A jeni tip impulsive ( temperamente)?

Saranda Bujupi – Rama: Çka është ajo? hahaha… Jooo është dicka komplet e kundërt me karakterin tim, jam shumë e qetë edhe e hapur për çdo lloj situate.

LipjaniNews: A ju paguajnë mirë në Klan?

Saranda Bujupi – Rama: Mundem me u përgjigj, por konsiderojë që nuk duhet.

1390637_750525304964215_35327145_n

392729_356772337672849_687142913_n

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...