Disa zona të Lipjanit do të përballen me reduktim të energjisë elektrike, si pasojë e disa punimeve të cilat po realizohen nga KEDS.
Më 01.08.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:
Dalja 10 kV Sllovia (41000003) nga ora 12:00 deri në orën 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Gushtericë, Livagëj, Smallushë, Qollapek, Gllavi[cë dhe Marevc.
Arsyeja e shkyçjes: dislokimi i përhershëm i LP 10kV në Km 16+.700.00, rruga për Gadime.
Më 01.08.2016 në NS-35/10kV-BADOVC do të shkyçet
Dalja 10kV-Janjeva (10014011) nga ora 09:00 deri në 12:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Janjeva, Shashkovci,Teqja, Shushica, Akllapi, Tërbuvci, Gushterica e Epërme si dhe konsumatorët komercialë të kësaj daljeje.
Arsyeja e shkyçjes: pune e planifikuar, kyçja e linjës së re 10kV, gjatësia 1.5 km nga Shushica deri afër Metalikut.
Më 01.08.2016 në NS 35/10 kV Kaçaniku do të shkyçet:
Dalja 10 kV Pylltaria (40043004) prej orës 09:30 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Runjeva, Lagjja e Re, Llanishta, Gjurgjedelli, TS Bashkim Topojani, Samakovë, TS Hekurudha-Pompat e Ujit etj.
Shkyçja bëhet për shkak të pastrimit të trasesë.


