Filloi në Prishtinë audicioni i “The Voice of Albania”

PUBLIKUAR

20140831134131829600

Përfaqësuesit e “The Voice of Albania” kanë ftuar për pjesëmarrje në audicionet e hapura të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë për t’u bërë të famshëm ose kanë një ëndërr për ta realizuar duke kënduar.

Në Prishtinë ka filluar sot audicioni i hapur për spektaklin televiziv “The Voice of Albania”. Audicioni po mbahet në Pallatin e Rinisë “Adem Jashari” në kryeqytet,pranë studiove të Top Channel.

Kandidatët të cilët kanë vendosur t`i hyjnë kësaj gare tashmë po i përjetojnë ethet e tyre të para, të cilat mbase mund t`ju shpërblehen në rrugën e tyre të suksesit dhe të famës.

Përfaqësuesit e “The Voice of Albania” kanë ftuar për pjesëmarrje në audicionet e hapura të gjithë të interesuarit që kanë dëshirë për t’u bërë të famshëm ose kanë një ëndërr për ta realizuar duke kënduar.

Ekipi i spektaklit muzikor televiziv ka arritur këtë fundjavë në Kosovë në përpjekje për të gjetur talentë në muzikë që do të përfshihen në garën për çmimin e madh të zërit më të mirë shqiptar për vitin 2014.

Fillimisht audicioni nisi dje në Gjakovë dhe në Prizren për të vazhduar sot në kryeqytetin e Kosovës. Më 2 shtator, ekipi i “TheVoice Of Albania 4” do të mbërrijë në Maqedoni ndërsa audicioni i fundit do të jetë në Tiranë, më 6 shtator.

Juria tashmë është përzgjedhur dhe ajo të përbëhet nga këngëtarët e njohur Elsa Lila, Sidrit Bejleri, Alma Bektashi dhe Genc Salihu.
Siç vihet re, këtë vit janë larguar mentorët Aurela Gaçe dhe Elton Deda, të cilët kanë qenë në jurinë e vitit të kaluar. Fituesi i The Voice of Albania 3 ishte Florenti, i cili kishte mentor Sidritin. Nga tri audicionet e kaluara kanë fituar epitetin e zërit më të mirë të shqiptarëve, dy këngëtarë nga Kosova./KultPlus.com

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...