Kjo është arsyeja se përse që nga ky moment do ta ftohni limonin!

PUBLIKUAR

Limoni ka origjinën në Azinë juglindore dhe është futur në Evropë përmes Italisë jugore gjatë kohërave të lashta romake. Personi i parë që ia ka prezantuar limonët Perëndimit ka qenë Christopher Columbus që i kishte sjell ato në Hispaniola (Haiti modern) në vitin 1493.

Për këtë fryt nuk mund të ishim më shumë mirënjohës, pasi që jo vetëm se është i shijshëm, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore për shkak të përbërjes së vet me acid citrik, transmeton Telegrafi.

Veç acidit, limonët përmbajnë edhe flavanoide, të cilat janë të njohura për vetitë e tyre me antioksidantë dhe antikanceroze.

Shumë doktorë dhe ekspertë shëndetësorë rekomandojnë ta përfshini limonin në shujtat e përditshme, pasi që i heqin toksinat nga trupi. Veç kësaj, limonët konsiderohen si antidepresues të mahnitshëm dhe janë të mirë në betejën kundër shqetësimit dhe depresionit.

Ekspertët tregojnë se duhet ta përdorni të gjithë frytin, pasi që lëngu dhe farat e veta janë tejet të mira. Në fakt, lëvorja e limonit përmban 5 deri 10 herë më shumë vitamina sesa lëngu.

Përveç shumë përfitimeve shëndetësore, limonët kanë shije të jashtëzakonshme dhe duhet t’i shijoni si në vijim:

Merrni një limon organik, pastrojeni të tërin dhe vendoseni në frigorifer. Posa të ngrihet, merreni dhe prijeni. Limoni i përgatitur në këtë mënyrë do të merr një aromë të re, dhe do të jetë tejet i shijshëm për konsumim, e më e rëndësishmja është se do të jetë i shëndetshëm për trupin.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...