POLIS prezantoi dy raporte për Komunën e Lipjanit; “Tenderometri Komunal” dhe “PARAmetri Komunal” (FOTO)

PUBLIKUAR

Organizata POLIS në kuadër të Programit DemoPOLIS i mbështetur nga Programi Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – që financohet nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), prezantoi dy raporte për Komunën e Lipjanit; “Tenderometri Komunal” dhe “PARAmetri Komunal”.

Raporti “Tenderometri Komunal” përfshinë vlerësimin e performancës së punës së Drejtoratit Komunal të Prokurimit, për periudhën katër mujore janar-prill 2016. Nga ky raport u prezantuan të gjeturat të cilat ishin të përqendruara në tri segmente, në atë të Planifikimit të Prokurimit, Procesin e Tenderimit si dhe në Transparencën e Prokurimit.
Ndërsa në raportin “PARAmetri Komunal” janë paraqitur në mënyrë detale dhe analitike të gjitha shpenzimet buxhetore për tre mujorin e dytë (prill – qershor) 2016.

13782255_1240733335950538_1037397804019388771_n

Të pranishëm në cilësinë e panelistëve ishin Drejtori i Prokurimit Publik z. Adem Duriqi i cili komentoi të gjeturat nga raporti “Tenderometri Komunal”,si dhe Drejtori për Buxhet dhe Financa z. Shkelzen Hajdini i cili komentoi të gjeturat e raportit “PARAmetri Komunal”. Pjesë e këtyre diskutimeve ishin edhe Anëtarët e Kuvendit Komunal dhe perfaqësues nga OSCE.

Të dhënat e paraqitura nga POLIS, u panë si të nevojshme dhe si një mundësi më e mirë që i kontribuon transparencës dhe llogaridhënies, që mund të ndikoj në avancimim të qeverisjes lokale.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...