Duriqi: Komuna e Lipjanit gjatë periudhës raportuese ka qenë në hap të mirë me planifikimin në zhvillim të procedurave të prokurimit

PUBLIKUAR

Shoqëria civile, prezanton raport të detajizuar rreth “Tenderometri Komunal Janar- Prill 2016” si dhe “PARAmetri Komunal Prill- Qeshor 2016”

 

Fitim Sadiku, përfaqësues i Organizatës Polis, fillimisht ka bërë prezantimin e këtyre dy raporteve në pika të shkurta, më pastaj ka vazhduar elaborimi i raporteve “Tenderometri Komunal Janar- Prill 2016” dhe “PARAmetri Komunal Prill- Qeshor 2016”, nga përfaqësuesit e OJQ POLIS. Gjatë këtij takimi është mundësuar diskutim i përbashkët lidhur me të gjeturat në këto raporte, po ashtu u tha se qdo ditë e më tepër po bëhet avancim në drejtim të shpenzimit të parasë publike.
Me këtë rast Drejtori për Prokurim, Adem Duriqi, ka thënë se Komuna e Lipjanit gjatë periudhës raportuese ka qenë në hap të mirë me planifikimin në zhvillim të procedurave të prokurimit, tenderimit dhe dhënien e kontratave si dhe ka treguar tranparencë në çdo aktivitete të prokurimit, duke i publikuara të gjitha ato në Web faqet zyrtare.

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...