Donatori i BDI-së në Këshillin e Prokurorëve (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Ashtu si OBRM-PDUKM edhe partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të mbush me funksionarë dhe persona të afërt të saj institucionet e drejtësisë në vend të cilat nga organizatat ndërkombëtare në vazhdimësi kritikohen për partizim dhe politizim, raporton Tv Shenja.

Përderisa raporti i Pribes kërkon pavarësi të prokurorisë dhe këshillit të prokurorëve, BDI vazhdon që këto organe të mbush me njerëz të besueshëm dhe të afërt të partisë. Pas zgjedhjes së ish ministrit Xhelal Bajrami si prokuror në prokurorinë e lartë të Shkupit, një figurë tjetër që lidhet me këtë parti shkon edhe një hap më lart dhe u ngjit në këshillin e prokurorëve.

Arber Isaku, emri i të cilit figuron si i dyti me radhë në listën e donatorëve të BDI-së në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2014, sot në Kuvend dha solemnisht betimin për anëtarë të këshillit të prokurorëve. Në biografinë e tij shkruan se ka kryer Fakultetin juridik në Prishtinë dhe se ka punuar si Këshilltar në Qeveri, ndërsa nga viti 2009 ka qenë Këshilltar në Kuvend. Bashkë me Arbër Isaku, betimin solem para kryeparlamentarit Trajko Veljanovski sot e dhanë edhe anëtarët e tjerë të rinj të këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, Fidanka Rajevska, Desa Paunovska dhe Kole Shterjov.

Arbër-Isaku-620x330

SHIKO MË SHUMË

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...