Liderët shqiptarë, urojnë krerët e ri të BE’së

PUBLIKUAR

foto

Pas zgjedhjeve të reja në Bashkimin Europian, ku Kryeministr i i Polonisë, Donald Tusk, o zgjodh për pasardhës të Herman van Rmpuyt në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.

Po ashtu janë pajtuar që pasardhëse e Baroneshës Catherinë Ashton në postin e Përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri të jetë Ministrja aktuale e Italisë, Federica Mogherini.

Kryetari i AAK’së Ramush Haradinaj ka uruar Federica Mogherini’in dhe Donald Tusk për postet e reja. Tha se politikat e duhura qeverisëse e dërgojnë shpejt Kosovën në BE.

I nominuari i Bllokut LDK-AAK-NISMA për kryeministër, ka uruar si “kryeministër”.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Uroj znj. Federica Mogherini, e zgjedhur në krye të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian si dhe z. Donald Tusk, i zgjedhur në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.

Italia dhe Polonia janë vende përkrahëse dhe mbështetëse të Kosovës përgjatë të gjitha fazave të zhvillimit të vendit tonë përfshirë proceset integruese të Kosovës drejt BE-së.

Kosova me një qeverisje me politika të duhura, shumë shpejt vendin dhe qytetarin tonë do ta bëjnë pjesë të BE-së dhe qytetarë të dinjitetshëm të kësaj familjeje të madhe shtetesh të Evropës.

Përkushtimi i ynë për një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, si qytetarë të Evropës, është dhe mbetet i palëkundur.

———————————————————–

Kryeministri Edi Rama, e ka konsideruar si një lajm të gëzueshëm, zgjedhjen si shefe të politikës së jashtme të Federika Mogherinit në Bashkimin Evropian.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Tëitter”, Rama ka vlerësuar zgjedhjen në këtë post të Mogerinit, ndërsa e ka cilësuar si një mik të mirë.
“Fort i gëzueshëm lajmi i zgjedhjes së Federika Mogerinit, grua e re dhe e mençur, mike e mirë, nga sot shefe e politikës së jashtme të BE”-thuhet në mesazhin e kryeministrit Rama.
Kryeministri ka komentuar edhe zgjedhjen e postit të presidentit të ri të Bashkimit Europian, në të cilin është vendosur kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.

“E shumëmirëpritur për ne edhe zgjedhja e kryeministrit te Polonise Donald Tusk si President i BE! Reformator dhe europianist i vendosur.”-është shprehur Rama.
Në një samit të jashtëzakonshëm të mbajtur sot në Bruksel, Federica Mogherini u zgjodh shefe e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian.

Lajmi për emërimin e Mogherinit në postin e ministres së Punëve të Jashtme të BE-së u bë i ditur nga presidenti në largim i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.

Federica Mogherini do të zëvendësojë baroneshën Catherinë Ashton, ndërsa Donald Tusk do të zëvendësojë Van Rompuy.

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...