Irakianët po “vlojnë” në 53 gradë Celsius, pa rrymë për pak fllad, e refugjatët në kampe me mungesë uji: Shkencëtarët paralajmërojnë të ardhme të zymtë për njerëzimin!

PUBLIKUAR

Qeveria e Irakut ka mbyllur të gjitha zyrat e saj, ndërsa rrugët janë kryesisht bosh, sepse banorët po ballafaqohen në temperatura përvëluese që arrijnë 53 gradë Celsius!

Për t’u bërë gjërat edhe më keq, irakianët janë të prekur nga mungesat e energjisë elektrike. E, situata bëhet më e rënd në Falluxha, në kampet e refugjatëve ku po mungon uji i pijshëm, transmeton Telegrafi.

Situata nuk është më e mirë as një shtetet fqinje. Kështu, në Kuvajt janë shënuar temperaturat që arrijnë në 54 gradë Celsius.

Nëse u besohen dhënave të publikuara nga shkencëtarët amerikanë për oqeane dhe atmosferë, për 14 muaj rresht po regjistrohen temperaturat rekorde në nivel global. Qershori shkoi për një gradë më lartë se mesatarja e shekullit XX, ndaj paralajmërojnë ata se ky trend do të vazhdojë dhe nuk do të ndalet derisa bota të bëhet e pabanueshme.

Për shembull, Gjirin Persik deri në fund të shekullit thuhet se do të jetë vend i shkret pasi aty temperaturat ditore do të arrijnë deri në 77 gradë.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...