Vetëvendosje ngushëllon familjet e viktimave në Munih

PUBLIKUAR

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave nga sulmi në Mynih, ku mbetën 9 të vrarë.

Ja njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Dhimbje për viktimat e Mynihut

Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe aktivistët e saj dëshirojnë t’i shprehin ngushëllime familjarëve të viktimave të aktit të dhunshëm e kriminal që ndodhi dje në Mynih. Mes atyre që humbën jetën ishin edhe tre me origjinë shqiptare, e kjo e materializon dhimbjen tonë në një mënyrë edhe më tragjike.

I bashkohemi shpresës mbarënjerëzore që ky lloj i dhunës që po e shoqëron njerëzimin në dy dekadat e fundit, të ndalet.

Pasiguria e frika që janë synim i terrorit, mposhten vetëm përmes një solidariteti të hapur, jopërjashtues, që nuk i diskriminon njerëzit mbi baza origjine e identiteti, e që nuk është indiferent ndaj problemeve të vogla a të mëdha të njeriut, të cilin ideologji të caktuara e kanë lënë të vetmuar.

Pra as braktisje me indiferencë në vetmi, as grumbullim identitar përjashtues. Zgjidhjen ne e shohim tek shtrirja e dorës së solidaritetit, dialogimit, bashkëpunimit, dhe pranimit të njerëzimit si një e tërë mozaikale që nuk qëndron nëse ia heq qoftë edhe njërën pjesë.

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...