Partia e Drejtësisë, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm që ndodhi në Munih të Gjermanisë, ku humben jetën disa persona, në mesin e tyre edhe tre shqiptarë.
“PD rithekson edhe njëherë se terroristët nuk njohin, komb, fe as racë, andaj kërkon nga mbarë bota e civilizuar që të bashkojnë të gjitha forcat në luftën kundër së keqes që po e kërcënon çdo ditë e më shumë njerëzimin. Partia e Drejtësisë, u shprehë ngushëllime të sinqerta familjarëve që humben më të dashurit e tyre, duke shprehur dhimbje dhe solidarizim me të gjithë ata që u prekën nga ky sulm makabër dhe kundër-njerëzor.”, thuhet në njoftim. /LipjaniNews.com/


