Ky është materiali shokues i gjetur në banesën e sulmuesit 18 vjeçar (Foto)

PUBLIKUAR

Sulmuesi 18 vjeçar gjerman me origjinë nga Irani ka qenë i ndikuar psikologjikisht për sulmin e armatosur në Munich.

Sulmuesi i ri në moshë ka vrarë nëntë persona, tri prej të cilëve shqiptarë nga Kosova, teksa ka lënë 27 të lënduar, tri prej të cilëve rëndë, shkruan Telegrafi.

Sulmi i cili u realizua në qendrën tregtare Olympia Centrum dhe McDonalds shokoi gjithë botën, me sulmuesin 18 vjeçar që së pari u besua se është i ndikuar nga ISIS-i.

Megjithatë, duket se motivi po zbardhet me kalimin e minutave.

Pista e hetimeve se motivi ka qenë hakmarrja ndaj bashkmoshatarëve në shkollë të cilët e ngacmonin me motive raciste, po merr formë.

Policia gjermane e Munichut ka konfirmuar se ka gjetur materiale se nxënësi ka lexuar libra dhe ka bërë kërkime për sulme të armatosura në masë dhe në publik, shkruan Telegrafi.

Bild ka publikuar kopertinën e librit për të shtëna me armë në masë që ka lexuar 18 vjeçari, një nga shumë materialet që ai ka lexuar për këto çështje.

Libri është i autorit Peter Langman, i titulluar “Të shtënat me armë në masë në kokë – pse të vriten nxënës (parathënie nga Klauk Hurrelman)”.

Peter Langman është psikolog i cili është edhe autori i librit në fjalë dhe i cili përshkruan në detaje pse duhen kryer të shtënat me armë në masë me shembuj nga e kaluara se si janë kryer ato.

Policia gjermane pritet ta intervistojë së shpejti babain e 18 vjeçarit, i cili nuk ka qenë ende në gjendje të flasë pasi është tronditur nga akti i të birit të tij.

Banesa e prindërve të sulmuesit gjermano-iranian është bastisur në ora 02:00 të mëngjesit të sotëm në Munich. /Telegrafi/

Gjithçka rreth sulmit në MunichGjithçka rreth sulmit në Munich

libri 1

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit: Pritjet në kufi deri në 20 minuta

Në pikat e kalimit kufitar të Kosovës nuk ka pritje të gjata. Sipas të...

Katër raste të reja me fruth në Kosovë gjatë javës së fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë javës së...

Bekim Sejdiu: I nderuar nga besimi i VV-së dhe LDK-së për postin e presidentit

Haki Demolli, një ndër emrat që është përfolur deri dje për postin e presidentit,...