Vetëm vdekja e Dijamant Zabërgjës konfirmohet nga Ambasada e Kosovës në Gjermani

PUBLIKUAR

Ambasada e Kosovës në Gjermani, deri tani zyrtarisht e ka konfirmuar vetëm vdekjen e Dijamant Zabërgjës nga sulmi i armatosur i së premtes në një qendër tregtare në Munih të gjermanisë.

Këtë informatë ambasada e ka marrë nga familjarët e Dijamantit.

Por Ambasada e Kosovës, atje kanë thënë se akoma nuk e kanë konfirmimin zyrtarë për vdekjen e Sabina Sula dhe Armela Segashi nga sulmi i mbrëmshëm në Munih, njofton Klan Kosova

Ambasada nuk ka arritur të kontaktojë me familjarët e viktimave dhe këtë informatë akoma nuk e ka marrë as nga autoritetet gjermane.

“Ne nuk mund të dalim me konfirmim zyrtarë pa e marrë konfirmimin prej familjes ose prej autoriteteve gjermane”.

Nërsa mediat raportojnë se tre shqiptarë kanë mebtur mbrëmë të vrarë në Munih duke iu referuar konfirmimeve që familjarët e viktimave i kanë bërë në rrjetet sociale.

SHIKO MË SHUMË

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...

Ibrahimi: Qendrat për Punë Sociale kujtohen vetëm pas tragjedive, MF ta nxjerrë nga sirtari grantin për shërbime sociale

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka reaguar pas rastit tragjik në Pejë, ku humbi...