PUSHONI SË ANKUARI: Është konstatuar që ankimi mund të çojë deri në sëmundje

PUBLIKUAR

Ndaluni për një çast dhe mendoni për atë se sa herë në ditë ankoheni ndaj gjërave të ndryshme – për kohën, miqtë, familjen, shefin, internetin e ngadalshëm, shërbimin e keq në restorant… Lista është e pafund!

Çdo herë kur ankoheni, ju forconi ato lidhje në tru dhe mundësoni që më lehtë të aktivizohen, transmeton Telegrafi.

Negativiteti tërheq negativitetin, dhe lehtë mund të bini në rrethin magjik të mendimeve negative dhe të kritikave kronike.

2

Veç kësaj, personat e pakënaqur kanë tendencë që të shoqërohen me njerëzit që vazhdimisht ankohen, gjë që vetëm sa e shton efektin e negativitetit.

Kritikat dhe ankesat e vazhdueshme çojnë në stres, por dihet mirë që stresi çon në sëmundje të ndryshme – dobësim të sistemit të imunitetit, ngritje të tensionit të gjakut, obesitet, diabet dhe shumë e shumë sëmundje të tjera.

p

Vetëm gjysmë ore në ditë të kaluara në ankime për gjëra të ndryshme do të dëmtoni fizikisht trurin, ka treguar hulumtimi i Universitetit Stanford.

Pa marrë parasysh a jeni ju ai i cili ankohet apo dëgjoni ankesa të personave të tjerë, ekspozimi ndaj energjisë negative shkatërron neuronet dhe hipokampusin – pjesën e trurit të ngarkuar me zgjidhjen e problemeve dhe të funksioneve konjunktive.

Me kalimin e kohës, ankimi do të kalojë në shprehi dhe, po qe se jeni të rrethuar me njerëz negativë, janë shanset e mëdha që edhe ju të bëhen njëri ndër ta.

3

Shoqëria e tashme në pikëpamje të përgjithshme ankohet shumë, mirëpo ajo që është më me rëndësi është që ankimi nuk është efikas dhe nuk jep rezultatet e dëshiruara. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...