Alfa Romeo mund të jetë duke e punuar këtë super-makinë (Foto)

PUBLIKUAR

Auto News i ka publikuar disa fotografi, që e shfaqin atë që mendohet të jetë modeli i ri nga Alfa Romeo.

Kjo super-veturë që është dizajnuar nga ‘Breshke Design’, me bazë në Poloni, është bazuar nga Alfat e kohëve të fundit.

Furia 02

Sipas njohësve të automobilave luksozë, në këtë rast është kombinuar me mjeshtri të madhe bukuria, eleganca dhe fuqia sportive, transmeton Telegrafi.

Mbi të gjitha, modeli që po quhet me emrin e koduar Furia, është i inspiruar nga 33 Stradale dhe GTV Spider.

Furia 03

Vetura e prodhuesit italian pritet të përfshijë harqe të rrethuara mbi rrota, grillin e famshëm në formë trekëndëshe, si dhe linja të buta – që nga fillimi e deri në cepin e fundit.

Furia 04

Sa i përket pjesës së pasme, ajo që bie më së shumti në sy janë dritat e egra me LED, si dhe nxjerrësi i gazit që ka formë gjashtëkëndore.

Enterieri është i mbuluar kryesisht me lëkurë ngjyrë kafe, por edhe me metal që ka fibra karboni. /Telegrafi/

Furia 05

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...