Lipjan: Tentim për të rrëmbyer një 15 vjeçar serb

PUBLIKUAR

Persona të pa njohur kanë tentuar të rrëmbejnë një 15 vjeçar me inicialet N.A në Lagjen e Re të Lipjanit, ka njoftuar sot Kontakt Plus Radio.


[E Plotësuar] – LIPJAN  – Persona të pa njohur kanë tentuar të rrëmbenin një 15 vjeçar me inicialet N.A nga Lagjja e Re afër Lipjanit, ka njoftuar Kontakt Plus Radio.

Incidenti ka ndodhur dje në orët e pasdites, kur N.A ishte duke lëvizur në rrugën kryesore “Ismet Asllani” në Lagjen e Re, kur një makinë e markës “Golf” me xhama të zi dhe pa targa është ndalur.

Nga kjo veturë, siç raporton radio, ka dalë një i ri me thikë në dorë  dhe është përpjekur që ta fuste të riun Serb me forcë në makinë.

Në atë kohë një i djalë tjetër serb nga Lipjani kur e ka parë se çka po ndodhë, ka filluar të bërtiste dhe të kërkonte ndihmë, pas së cilës sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes.

Për këtë ngjarje Gazeta Blic ka kontaktuar Policinë në Graçanicë të cilët kanë thënë se nuk kanë asnjë informacion për këtë ngjarje.

“Këtu nuk ka ardhur asgjë, nuk kemi informacione,” ka thënë një Zyrtar i Policisë në Graçanicë.

Ende nuk dihet se pse familja e djaloshit nuk e ka paraqitur rastin në Policinë e Kosovës. / © GazetaBlic.com /

SHIKO MË SHUMË

Raportohet një rast dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se viktima femër kosovare pas një mosmarrëveshje...

Arratisen dy të mitur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit

Dy persona të mitur, janë arratisur nga Qendra Edukative Korrektuese për të Mitur në...

Tre persona të maskuar grabisin në një objekt në Magure, njëri kërcënon me pistoletë punëtorin e sigurimit

Një rast i grabitjes është raportuar në orët e para të së hënës në...