Tronditen të gjithë: KAFJA dhe ÇAJI shkaktarë të këtij KANCERI

PUBLIKUAR

Një panel ndërkombëtarëve i shkencëtarëve i kanë klasifikuar kafetë ekstra të nxehta dhe çajin si kancerogjenë të “mundshëm”.

Pijet e nxehta e rrisin rrezikun e kancerit në lukth, sipas një raporti të ri të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Paneli ndërkombëtarë i përbërë prej 23 shkencëtarëve i kanë analizuar hulumtimet e mëhershme dhe i kanë cituar tri studime kyçe që sugjerojnë se njerëzit që konsumojnë kafe apo çaj në temperatura të larta janë më të prirë të vuajnë nga kanceri në lukth sesa njerëzit që i pinë pijet e tyre më të ftohta.

Hulumtuesit ende nuk janë të sigurt se përse, por thonë se pijet e nxehta i dëmtojnë qelizat e lukthit.

Pijet e nxehta dyshohet se mund ta dyfishojnë rrezikun për këtë lloj të kancerit, sipas Mariana Stern, profesoreshë e epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore dhe një nga anëtarët e panelit të WHO.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të ceket se rreziku mesatar i një personi për kancer në lukth është shumë i vogël: vetëm .5 për qind, sipasNational Cancer Institute.

Pijet mbi 64 gradë celsius janë në “zonën” e rrezikut, thotë ky raport i fundit.  /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...