Rreth 35.000 shtetas në Bosnje dhe Hercegovinë kanë humbur vendin e punës në gjysmën e parë të këtij viti.
Sipas statistikave zyrtare të Agjencisë së Punës, 34.605 persona u janë shtuar radhëve të të papunëve në këtë periudhë, çka përbën rreth 5 për qind të totalit të forcës së punës.
Në të njëjtën periudhë kohore kanë gjetur një vend pune rreth 47.500 persona. Gjithsesi, ekspertët mendojnë se pjesa dërrmuese e vendeve të reja të punës janë sezonale ose me një kontratë afatshkurtër në zbatim të projekteve për rehabilitimin e dëmeve nga përmbytjet.
Numri gjithsej i të papunëve në qershor ishte 544.600, kundrejt 557.314 në muajin janar. /Telegrafi/



