Ymeri: Demarkacioni po udhëhiqet nga administruesit e jo vendimmarrësit e shtetit

PUBLIKUAR

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se demarkacionin me Malin e Zi nuk po e udhëheqin njerëz vendimmarrës që qeverisin me territorin, por “administrues që menaxhojnë, mes tjerash, kohën e zbatimit të vendimeve të të tjerëve”

Sipas tij me Serbinë ata nënshkruajnë marrëveshje përmes të cilave kufirin mes Kosovës e Serbisë e trajtojnë si kufi administrativ, ndërsa me Malin e Zi nënshkruajnë marrëveshje ku kufi shtetëror e llogarisin kufirin administrativ të Komunës së Pejës, ka shkuar ai në Facebook.

Deklarata e plotë e Ymerit:

Pavarësia e kushtëzuar na e solli shtetin me kushtëzime. Kjo është logjikë e shtetrrënimit nën siglën e shtetndërtimit. Sipas kësaj logjike e vetmja mënyrë për ta ndërtuar ekonominë është që të heqim dorë nga resurset ekonomike (mania privatizuese); e vetmja mundësi që të kemi drejtësi është duke hequr dorë nga sovraniteti mbi gjyqësorin (eksperimentet EULEX, Gjykatë speciale, etj.); e vetmja mundësi për ta ndërtuar republikën është të heqim dorë nga karakteri unitar i saj dhe barazia e qytetarëve (‘Zajednica’); rruga e vetme e afirmimit ndërkombëtar është rruga e nënshtrimit politik ndaj fqinjëve (Dialogu me Serbinë).

 Tash Isa Mustafa doli me një deklaratë të re: mënyra e vetme për të themeluar ushtrinë, si garant i integritetit territorial, është duke hequr dorë nga integriteti territorial (Ratifikimi i marrëveshjes aktuale për demarkim të kufirit me Malin e Zi).

Shteti i kushtëzuar ka kushtëzuar që në vend të vendimmarrësve që qeverisin me territorin, të kemi administrues që menaxhojnë, mes tjerash, kohën e zbatimit të vendimeve të të tjerëve. Kështu Hashim Thaçi kërkonte që marrëveshja për demarkacion të ratifikohej që dje, Isa Mustafa po e do atë të ratifikuar nesër, e Kadri Veseli mbase pas një jave. Nuk flasin për hapësirën por për kohën. Se atë e administrojnë.

Dhe kur në krye të shtetit nuk ke tjetër përveç administrues atëherë natyrisht që kufijtë e shtetit që do të duhej të ishin ndërkombëtar shndërrohen në administrativ. Me Serbinë nënshkruajnë marrëveshje përmes të cilave kufirin mes Kosovës e Serbisë e trajtojnë si kufi administrativ. Me Malin e Zi nënshkruajnë marrëveshje ku kufi shtetëror e llogarisin kufirin administrativ të Komunës së Pejës.

Republika e Kosovës natyrisht që ka nevojë për administratë. Por mbi të gjitha ka nevojë për qeveri, dhe qeverisje vendimmarrëse, në shërbim të së mirës së përgjithshme. Dhe mbi të gjitha ta demarkojmë qartë vijën ndarëse mes administruesve të vendimeve të të tjerëve dhe vendimeve tona për të mirën tonë.

SHIKO MË SHUMË

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...