Lipjan: Punëtorët teknikë të gjimnazit që punojnë edhe si rojtarë (FOTO)

PUBLIKUAR

Faik Bytyqi është rojtarë “Ulpiana” në Lipjan, por ka kohë që ai po e kryen edhe punën e rojtarit.

Këtë punë ai po e bën pasi shkolla e tyre është sulmuar disa herë, e Drejtoria e Arsimit në Lipjan, akoma nuk kanë gjetur një zgjidhje për ruajtjen e shkollës së mesme atje.

“Do thyerje kanë ndodh në shkollë, na thanë të punojmë përkohësisht, deri të gjendet një zgjidhje”, tha Bytyqi në Kosova Direkt, të Orës së Fundit.

“Nuk është që po na prish punë, të nesërmen jena të lirë, por secili i kemi obligimet tona”.

“Jemi 10 punëtorë, ndërsa nga 2 ruajmë çdo natë”. “Ishalla kryhet ma shpejtë, e gjendet një zgjidhje”.

13714356_1193616694032315_1230770354_n

Ndërsa Rasim Hasani, drejtor i Arsimit në komunën e Lipjanit tha në Kosova Direkt se këtë punë punëtorët teknikë janë duke e bërë sipas një marrëveshjeje.

“Ndërrimi i orarit të punës, është ndërrim i përkohshëm, derisa të gjendet zgjidhja për ruajtjen e objektit”.

“Unë po them se është ndërrim i orarit të punës, puna e cila është tash nuk është shtesë, është një punë”.

“Edhe në kontratë thuhet se kur ka vëllim të punëve mund edhe të ndryshon”.

“Nuk besoj se ka shkelje, qëllimi është i mirë, kur është qëllimi i mirë edhe punëtorët mirëkuptojnë”.

“Shumë shpejtë do të gjejmë zgjidhje për këtë çështje”.

13706148_1193616734032311_655133837_n

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person në Lipjan, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari (m/k), pasi që në vazhdimësi...

Dyshohet se u vodhën para nga arka e bamirësisë në një xhami në Lipjan

VJEDHJE E RËNDË Policia Kosovës ka njoftuar se dyshohet se dy persona  meshkuj shqiptar shtetas...

Nis viti i ri shkollor në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan

Në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan ka nisur viti i ri shkollor për të...