Kosovarët po vdesin në rrugë

PUBLIKUAR

Shkelja e rregullave në komunikacion, po u kushton me jetë ngasësve të automjeteve. Nuk janë të vogla as rastet, kur edhe kalimtarët e rastit, pësojnë nga pakujdesia e tyre.

Numri i aksidenteve fatale, vetëm po vie duke u rritur. Të paktën kështu tregojnë të dhënat e Policisë së Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

7 mijë e 337 aksidente, kanë ndodhur vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar, derisa për muajt e parë të këtij viti, ky numër është rritur në 8 mijë e 285.

Vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar,  janë shënuar 43 aksidente fatale. Ndryshe, për gjashtë mujorin e parë të këtij viti ky numër është rritur në 46.

Kështu, duket të jetë rritur edhe numri i vdekjeve. Nga janari i vitit të kaluar deri në qershor, nga aksidentet kanë vdekur 48 persona.

Ndryshe, tregojnë shifrat për gjashtë mujorin e parë të këtij viti. 50 persona, kanë humbur jetën rrugëve, gjatë kësaj periudhe, raporton Gazeta Fjala.

Në raportin që Gazeta ka siguruar nga Policia, shihet se edhe numri i të lënduarve, bashkë me aksidente është rritur.

2 mijë e 139 aksidente, kanë përfunduar me lëndime gjatë vitit të kaluar,  duke i lënë të lënduar kështu 4 mijë e 207 persona.

Ndërkaq gjatë këtij viti, kanë ndodhur 2 mijë e 781 aksidente me lëndime, me 5 mijë e 389 persona të lënduar.

As dëmet e automjeteve nuk duket të kenë qenë të vogla.

4 mijë e 684 aksidente, gjatë vitit të kaluar kanë përfunduar me dëme, ndryshe në këtë vit ky numër ka shënuar rritje në   5 mijë e 458, raporton Gazeta Fjala.

Gjatë vitit të kaluar 511 persona, kanë ikur nga vendi i ngjarjës, për të mos e marrë përgjegjësinë bashkë me gjobat e shqiptuara.

Policia, ka shqiptuar 150 mijë e 640 gjoba gjatë vitit që lamë pas. Ndërsa, vetëm për gjashtë muajt e këtij viti ka ndëshkuar 161 mijë ngasës automjetesh.

Rritja e numrit të aksidenteve, mbetet shqetësuese edhe për policinë.

“Lidhur me periudhën paraprake, respektivisht krahasimet ne gjashtëmujorin e parë te vitit 2016, sa i përket aksidenteve të trafikut, në veçanti ato raste me fatalitet gjendja mbetet tepër shqetësuese duke pas parasysh që rritje e theksuar është evidentuar në muajin Qershor 2016 ku kemi pasur  10 aksidente fatale me 11 persona të vdekur”, thonë zyrtarët për informim në PK, për Gazetën Fjala.

Derisa, policia u bën vazhdimisht thirrje qytetarëve për respektim të rregullave të komunikacionit, njohësit e sigurisë, i kërkojnë policisë që të dal sa më shumë në terren për të parandaluar, numrin e madh të aksidenteve.

Blerim Burjani, njohës i sigurisë, ka thënë për Gazetën Fjala, se argëtimet në orët e vona, rrugët jo të mira, e mosrespektimi i rregullave në komunikacion janë vetëm disa prej shkaktarëve që qojnë deri tek numri i madh i aksidenteve.

“Numri i aksidenteve në komunkiacion ndodh për  shkak të mosnjohurive të mjaftueshme në komunikacion apo mos edukimi i mirë. Pastaj mosrespektimi i rregullave sidomos në orët e mbrëmjeve dhe ato të vona. Argëtimi i gjeneratave të reja në komunikacion po sjell aksidente .Rrugët e pa meremetume janë shkaktar tjerë të aksidenteve”, ka thënë për Gazetën Burjani.

Ndërkaq, Burjani,  thotë se mërgimtarët janë më të paktë në shkeljën e rregullave.

Se gjendja e keqe e rrugëve, vazhdon të mbetet shkaku kryesor i aksidenteve, mendon edhe sociologu Ferdi Kamberi.

“Në Kosovë shohim se të dhënat e vazhdueshme vazhdojnë të tërheqin vërejtjen se aksidentët e shkaktuara po  ua marrin jetë e njerëzve, sidomos të rinjëve përkundër faktit që të dhënat flasin se gjendja e infrastrukturës rrugore është e rregulluar mbi 95%”, ka thënë për Gazetën, Kamberi.

Shpejtësia e tejkaluar, përdorimi i alkoolit, mospërshtatja me kushtet atmosferike, e mungesa e kampanjave vetëdijësuese, mbesin disa nga faktorët kryesor, që sipas sociologut bëjnë që numri i aksidenteve të rritet.

“Faktorë të tjerë po ashtu janë edhe përdorimi i alkoolit, substancave narkotike, stresi, agrisiviteti i lartë, mos sinjalizimi adekuatë  me kohë dhe mos ndriçimi publik”, ka thënë ai. /Gazeta Fjala/

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...

Moti sot

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri...