ShBA dënon me burg hakerin kinezin për vjedhjen e informatave ushtarake

PUBLIKUAR

Një biznesmen kinez, i cili u deklarua fajtor për vjedhjen e informatave të ndjeshme ushtarake, është dënuar me gati katër vjet burg në ShBA.

Sun Bin e ka pranuar se ka bashkëpunuar me hakerët në ushtrinë kineze për të vjedhur të dhëna nga kompanitë amerikane të mbrojtjes në mesin e viteve 2008 dhe 2014, njofton BBC

Ai ishte arrestuar në Kanada në vitin 2014 ku ekstradua në ShBA.

Ndërkohë, qeveria kineze vazhdimisht e ka mohuar përfshirjen në hakimin e kompanive të huaja apo qeverive.Përveç dënimit me 46 muaj burg, gjykata në Los Angeles e ka urdhëruar Su që të paguajë 10 mijë dollarë si dënim.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë në shtëpi

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, janë iniciuar...

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...