Publikohen pamjet kur policia vrau adoleshentin e paarmatosur (Video,+18)

PUBLIKUAR

Një video e publikuar në internet tregon momentin e vrasjes së 19-vjeçarit Dylan Noble, e publikuar nga polici Jerry Dyer, i cili kishte thirrur një konferencë për shtyp për të “pafajësuar” veprimet e oficerëve të tij.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur më 25 qershor, video e cila është publikuar pas rritjes së tensioneve ndërmjet civilëve dhe policëve, së bashku me një padi të familjes së viktimës, transmeton Telegrafi.

Keqkuptimi ndërmjet viktimës dhe policisë kishte filluar kur ata e ndalën atë në një pikë karburanti, pasi ishin në kërkim të një njeriu me një pushkë.

pppp

Oficerët e policisë e kishin udhëzuar Noble për të vënë duart e tij kah dritarja, gjë të cilën ai nuk e kishte bërë siç duhet, duke detyruar policinë që fillimisht të kërkonin nga ai që të dyja duart t’i çonte lartë.

Noble pastaj ishte larguar nga vetura e tij dhe kishte filluar të largohej nga policët me duart e tij lart, por pastaj kthehet dhe shkon në drejtim të tyre me dorën e majtë të ngritur dhe të djathtën pas shpinës së tij.

Policët pastaj e udhëzojnë atë që të shtrihet për tokë dhe të “largojë gjithçka ka në duart e tij!”

E derisa Noble vazhdon të afrohet kah policia, përcjell Telegrafi, me dorën e tij të djathtë prapa shpinës, një polic i thotë atij: “Do të të qëllojmë!”.

Më pas vijnë të shtënat dhe Noble bie në tokë, duke tentuar të çojë dorën nën bluzën e tij. Pastaj polica qëllon edhe tri herë të tjera, duke e lënë atë të vdekur.

Pastaj është gjetur se Noble kishte vetëm një kuti të vogël plastike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë se...

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...