National Geographic: Brezovica meriton më shumë vizitorë (Foto)

PUBLIKUAR

National Geographic publikon 10 vende të botës që duhet të kenë më shumë zhvillim turistik. Ndër 10 vendet u përmend edhe Kosova, gjegjësisht staza e skijimit në Brezovicë. Shkrimin e sjell të përkthyer Gazeta Express.

Magazina më e madhe në botë për gjeografi “National Geographic” ka prezantuar 10 vendet më të bukura në botë që duhet të vizitohen nga turistët. Ndër këto 10 vende u përmend edhe Brezovica.

Së pari shkrimi fillon më prezantimin e vendit të Kosovës, e më pastaj tregohen arsyet se pse duhet vizituar Brezovica.

Pse ta vizitoni Brezovicën: Edhe pse shumë është shkruar për kulturën e kafeneve në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ne duam ta prezantojmë edhe jugun e Kosovës. Bukuritë e Malit të Sharrit të lënë pa frymë. Në këtë vend gjendet edhe staza e bukur e Brezovicës, aty ku mund të shijoni bukurinë përrallore dhe të skijoni në borën e Maleve të Sharrit, shkruan National Geographic, përcjell Gazeta Express.

Ndër vendet tjera të radhitura në këtë listë është Armenia, Nikaragua, Kanioni i Nepalit, qyteti i vjetër i Iranit, Uzbekistani, Shqipëria, Timor-Leste, Gjeorgjia, Tunizia./GazetaExpress/

Kosova – Brezovicë

SHIKO MË SHUMË

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë se...

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...