Detaje tronditëse të vrasjes në Ferizaj. Ja pse burri vrau gruan dhe vetën

PUBLIKUAR

Iu desh veç një zënkë që ai të gjuajë mbi gruan e tij e më pas ta vrasë edhe vetën. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas orës 01:00 të mesnatës në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj.

H.B ka shtënë me armë zjarri mbi gruan F.O, duke e lënë të vdekur në vend. E më pas ka vrarë edhe veten.

Lajmin për këtë vrasje e ka konfirmuar për Gazetën Express, kapiteni i Policisë, Basri Shabani, ku thotë se vrasja ka ardhur për shkak të problemeve bashkëshortore.

“Në këtë ngjarje kemi të bëjmë me vrasje të rëndë dhe vetëvrasje. Burri vret gruan pastaj vetën, kjo ka ndodhur për shkak të problemeve bashkëshortore. Burri ka vrarë gruan me Armë AK47”, tha Shabani për Express.E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e axhës së burrit. Ata lanë pas një djalë 6 vjeç, ku në ato momente ai ishte tek gjyshi i tij.

H.B ishte nga fshati Velikincë i Gjilanit por që nga vitet e 80’ta jetonte në Ferizaj.

Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.

/GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë se...

6 raste të dhunës në familje brenda 24-orëve të fundit, disa të arrestuar

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka bërë të ditur se në...