Me gjakun e tij, vrasësi i policëve në Dallas kishte shkruar një mesazh në mur (Foto/Video,+18)

PUBLIKUAR

Vrasësi i pesë policëve në Dallas, SHBA, Micah Johnson, kishte shkruar një mesazh me gjakun e tij në murin që gjendej afër tij.

Sipas medieve të huaja, mesazhi që kishte lënë Johnson ishte “RB”, përcjell Telegrafi.

“Po tentojmë të gjejmë se për çfarë e kishte fjalën ai”, kanë thënë zyrtarët policorë të Dallasit.

E sipas Daily Mail, ajo që Johnson kishte dashur të shkruante ishte “RGB” – por dështoi të përfundonte mesazhin para se të vritej.

“RBG” është emri i dhënë për të kuqen (red), të zezën (black) dhe të gjelbrën (green) – ngjyra këto të flamurit afrikan, një simbol i fuqishëm i fuqisë së njerëzve me ngjyrë.

Në mënyrë domethënëse, përcjell Telegrafi, Johnson kishte flamurin Pan African në një foto të publikuar në Facebook.

Ndërkohë nga mediat e huaja janë publikuar fotografitë e rrjedhura të Micah Johnson, personit që vrau 5 policë në Dallas, SHBA.

Sipas Mirror, mendohet se fotot i përkasin trupit të 25-vjeçarit, edhe pse nuk ka asnjë konfirmim.

Ai u vra nga një robot me bombë gjatë përplasjes me policinë. /Telegrafi/

111

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...

Moti sot

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri...