Vazhdon debati për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë (Video)

PUBLIKUAR

Vazhdojnë diskutimet në kuvendin e Maqedonisë, për rishikimin e buxhetit të Maqedonisë. Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu tha se me rishikimin e buxhetit janë anashkaluar projektet e dedikuara infrastrukturore dhe zhvillimore për vendbanimet me shumicë shqiptare, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Nuk ka asnjë investim, asnjë projekt për zhvillimin e ekonomisë, e asnjë projekt për arsim dhe kulturë. Përkundrazi, ka projekte të varfërisë, mjerimit, dhunës dhe shkatërrimit të çdo gjëje. Për të pasur më të qartë për çfarë po flasim, ja po ua rikujtoj edhe njëherë foton. Këto janë fotot që flasin vetë”, u shpreh Bekim Fazliu, PDSH.

LSDM-ja edhe pse po bojkoton seancat e Kuvendit, përmes koordinatorit të grupit parlamentar, Goran Sugarevski theksoi se me rishikimin e buxhetit, Qeveria duhet të heqë dorë nga të gjitha harxhimet joproduktive, me qëllim të krijimit të kushteve për funksionimin normal të shtetit.

Deputeti i Partisë Demokratike Turke, Enes Ibrahim tha se rishikimi i planifikuar i buxhetit nuk sjellë asgjë pozitive edhe për komunitetin turk në Maqedoni. Sipas tij, kjo qeveri edhe pas 10 viteve në pushtet paratë e qytetarëve po i harxhon pa asnjë përgjegjësi.

Tv21 bën të ditur se janë propozuar 320 amendamente nga PDSH, 2 nga VMRO-DPMNE dhe asnjë nga partitë e tjera parlamentare. Me rirshikimin e buxhetit parashikohet ulje e rritjes së BPB-së prej 4 në 2,3 për qind për shkak të krizës politike, ndërsa investimet kapitale mbeten në nivel të lartë dhe të gjithë projektet e parapara, siç paralajmëroi ministri i Financave, Kiril Minoski, do të vazhdojnë të realizohen./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ismaili kërkon hetim për vrasjen e Arlindës: Ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka kërkuar hetim të plotë...

Presidentja Shiroka-Pula priti në një takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti sot në një takim kreun e...

Sot seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë (Video)

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar gjatë mbledhjes së Kryesisë se...