Theresa May merr postin e kryeministres të mërkurën

PUBLIKUAR

Kryeministri në ikje i Britanisë së Madhe, David Cameron deklaroi sot se Theresa May do ta marrë postin që ai mban, të mërkurën e ardhshme.

Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh tepër i kënaqur që do të jetë pikërisht May ajo që do ta zëvendësojë.

Cameron pritet që të mbajë mbledhjen e fundit me kabinetin e tij qeveritar ditën e nesërme, ndërsa të mërkurën ai do të shkojë në Buckingham Palace, për t’i paraqitur dorëheqjen Mbretëreshës Elizabeth, transmeton tvklan.

Theresa May siguroi postin e Kryeministres së Britanisë, pasi paraditen e sotme, Andrea Leadsom u tërhoq nga gara për kreun e Partisë Konservatore.

SHIKO MË SHUMË

Edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhët e Kosovës

Edhe sot do të zbatohet kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit...

Sot mbahet provimi i Maturës

Sot në Kosovë do të mbahet provimi i Maturës, duke filluar nga ora 10:00,...

Moti sot

Të shtunën priten reshje lokale shiu, por temperaturat maksimale megjithatë pritet të shkojnë deri...