Policia në Kapshticë gjen 92 kg kanabis

PUBLIKUAR

Policia Kufitare në Shqipëri godet një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë së Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën që mbikëqyr skanerin dhe specialistët e  Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë, sekuestruan 92 kg kanabis në një kamion, ndërsa u arrestuan dhe dy poseduesit e drogës.

Të arrestuarit janë: Artur Yzeiri, 51 vjeç, nga fshati Ravonik dhe Astrit Haxhi, 55 vjeç,  nga Korça.

Policia thotë se “arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë në vijën e dytë në dalje, ku mjeti  tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar , u krijuan  dyshime  se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur  lëndë  e dyshuar narkotike”.

Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht  tek pjesa e serbatorit u  evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”, të cilat  u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Kamioni drejtohej nga shtetasi  Artur Yzeiri, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer.

Materialet  për hetime të mëtejshme, i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Krimeve  të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...