Aksident në Gjirokastër, nëna përplas makinën me bordurën, plagoset bashkë me dy vajzat

PUBLIKUAR

Një aksident rrugor u shënua në aksin Gjirokastër-Tepelenë ku të plagosur mbetën 3 persona.

Një makinë u përplas me bordurën anësore. Automjeti drejtohej nga një grua e cila kishte në makinë edhe dy fëmijët e saj. Nëna vinte nga Greqia për në Shqipëri ku do të kalonin pushimet.

Sipas informacioneve paraprake, një nga të plagosurit ndodhet në gjendje të rëndë. Bëhet fjalë për vajzë 15-vjeçare të gruas, e cila është bllokuar në automjet dhe për ta nxjerrë jashtë kanë ndërhyrë fillimisht banorët e zonës e më tej forcat zjarrfikëse. Ato udhëtonin me makinën me targë greke ZYY 1595.

Nga hetimet paraprake dyshohet që automjeti të ketë qenë duke ecur me shpejtësi të lartë e për një moment gruaja ka humbur kontrollin. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...