6.5 milion vdekje në vit si rezultat i ndotjes së ajrit

PUBLIKUAR

Një raport i publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) thotë se 6.5 milionë vdekje në vit janë si pasojë e ajrit të ndotur. Prodhimi dhe përdorimi i energjisë janë ndër burimet më të mëdha të ndotjes që shkaktohen nga njerëzit. Teknologjitë për të trajtuar këtë problem ekzistojnë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajri i pastër është shumë i rëndësishëm për një shëndet të mirë. Megjithatë edhe përkundër faktit që një gjë e tillë njihet dhe pranohet gjerësisht, problemi i ndotjes së ajrit ngelet sfidë e madhe në shumë vende, dhe pritet që në dekadat që vijnë gjendja shëndetësore e qytetarëve të disa vendeve të përkeqësohet dhe më shumë si pasojë e ajrit të ndotur.

Niveli i sëmundjeve që shkaktohet nga ndotja e ajrit dhe rëndësia e sektorit energjetik për zgjidhjen e të njëjtit janë arsyet pse IEA për herë të parë vë fokusin në këtë temë kritike.

Duke u nisur nga të dhënat më të reja për emetimet e ndotësve në vitin 2016 dhe projeksionet për vitin 2040, ky raport special, i fundit i serisë World Energy Outlook, ofron një vështrim global të energjisë dhe ndotjes së ajrit si dhe profile të detajuara të vendeve dhe rajoneve kyçe: Shtetet e Bashkuara, Meksiko, Bashkimi Evropian, Kina, India, Asia Juglindore dhe Afrika.

Tashmë e dihet botërisht se primatin për ndotjen e ajrit në Maqedoni, por edhe në rajonin më të gjerë, e mban qyteti i Tetovës. Raportin e kësaj agjencie e gjeni këtu

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...