Deputeti i NISMA’s: Nuland adresoi korrupsionin në institucione, s’kishte nevojë të takonte opozitën

PUBLIKUAR

Ndihmës Sekretarja Amerikane, Victioria Nuland ka vizituar sot Kosovën me ç’rast ka takuar zyrtarët e Shtetit. Ka injoruar totalisht Opozitën. Mirëpo, një deputet opozitar po e sheh si normale veprimin e zyrtares amerikane. Po thotë se ajo kërkoi luftimin e krimit dhe korrupsionit nga pushtetarët e korruptuar.

Zafir Berisha, dikur zyrtar i lartë i PDK’së, tash deputet i NISMA’s për Kosovën, s’e sheh asnjë problem pse Vicotria Nuland s’i shtrëngoi duart me Fatmir Limajn, Ramush Haradinajn apo Visar Ymerin, shkruan Gazeta Express.

Për Berishën, zyrtarja amerikane kreu punën e saj kur kërkoi luftë kundër krimit e korrupsionit nga pushtetarët e korruptuar.

“Victoria Nuland nuk ka pas nevojë me u taku me opozitë sepse ajo mesazh kryesor sipas ambasadorit Delawie ka pas me luftu korrupsionin, e koka e korrupsioni të dhe krimit të organizuar është në krye të institucioneve që po pengojnë integrimet evopjane, jo të opozitës”, ka shkruar Berisha.

Sidoqoftë, Berisha ka thënë se është hajgare qysh zyrtarët ndërkombëtarë po kërkojnë luftë ndaj krimit e korrupsionit pikërisht nga ata që janë të zhytur në kriminalitet.

“Gjakovarët do te thonin ,,mualife, ndërsa prizrenasit ,,muabetollsum,, kërkesave që hajduti ta zen hajdutin ose këtyre shprehjeve me zhargonin e ri, te korruptuarve ti thuash që ta luftojn korrupsionin. Kërkesa për ta luftuar korrupsionin nga Hashimi dhe Isa nënkupton se ata jan të pastër e të korruptuar janë qytetarët, pensionist, student, arsimtar, mjek, bujqë, blegtorë, e të papunët..”, ka shkruar ai.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...