Tri mbrëmje muzikore do të prezantohen në ambient të hapur, konkretisht në sheshin Skënderbeu, të cilat do të fillojnë në ora 20:00, bën të ditur Culture for All
Tri mbrëmjet e fund gushtit do të jenë më të veçanta për kët vit, pasi që, do të jenë të përcjella me muzikë në ambientin e hapur të Prishtinës. Culture for All njofton se më 28, 29 dhe 30 gusht do të jenë mbrëmje të rezervuara për performanca të ndryshme, në muzikë klasike dhe atij të jazzit.
Më 28 gusht, sipas këtij njoftimi do të ketë muzikë klasike; opera-këngë klasike shqiptare, ku me performancat e tyre do të paraqiten: Safet Berisha, kontratenor, Kaltrina Miftari, soprano, Besa Llugiqi, soprano, Luan Durmishi, tenor e Melos Buza, piano.
Ndërkaq, në mbrëmjen e 29 gushtit do të prezantohet bendi muzikor “Comando Artiglieria Contraerei”, nga Italia, në mbrëmjen e së cilës më pas do të ketë performancë artistike edhe nga artistët vendorë si: Melos Buza, Elvis dhe Gjulian, Fatjon Miftaraj, Dukagjin Muhaxheri, Visar Kuqi, Fatlind Ferati e Enes Bajramliqi.
Kurse mbrëmja e fundit pos që do të prezantojë artistët vendorë, do të ketë edhe mysafirët si :Adorel Haxhijaj, cello nga Shqipëria, Korhan Gulderen, violinë nga Turqia dhe Onur Ugurbas, ud nga Turqia. Të gjitha mbrëmjet fillojnë në ora 20:00, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë./KultPlus.com



