Shoferi aventurier: Në Rrugën e Kombit vozit veturën në drejtim të kundërt (Video)

PUBLIKUAR

Gjatë fundjavës, kur fluksi i autmjeteve është shumë i madh, është filmuar një veturë në Rrugën e Kombit, në pjesën e Shqipërisë, duke lëvizur në korsi dhe drejtim të gabuar.

Në videon e postuar në Facebook, nga Besnik Berisha – avokat, shkruan se shoferi i veturës me targa të Shqipërisë, bën disa kilometra, duke vozitur në drejtimin e kundërt, madje me shpejtësi goxha të madhe.

Lexojeni të plotë tregimin e Besnik Berishës:

“Po e postoj kete video te filmuar para pak ditesh ne Rrugen e Kombit, ne pjesen e Shqiperise, per t’iu vene ne dijeni se me cka mund te perballeni nese qarkulloni ne kete pjese.

Kjo veture, sic mund ta shihni, ne pike te dites, pa u frikesuar e as turperuar nga askush, beri disa kilometra ne kahjen e kundert. Sigurisht se gjera te tilla kane ndodhur dhe ndodhin edhe ne rruget tona, por uroj te kemi sa me pak!

Te gjithe duhet te perkushtohemi per me shume siguri ne rruge, sepse vetem ne kete menyre mund te reduktojme numrin e te lenduarve dhe vdekurve ne aksidente trafiku, qe mjerisht ne Kosove dhe Shqiperi mbetet tejet i madh” (sic), ka shkruar ai. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...