Nuland në Kosovë flet për krijimin e Forcës së Armatosur

PUBLIKUAR

Zëvendës-sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland është duke qëndruar në Kosovë, ku tashmë ka pasur  disa takime me udhëheqësit e institucioneve.

Fillimisht, ajo ka takuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi ndërsa më pas është takuar edhe me kreun e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Takimet e Nuland si me Thaçin ashtu edhe me Veselin kanë qenë takime me dyer të mbylluar dhe nuk ka pasur deklarime për media, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, merret vesh se ndër temat kryesore që është diskutuar në këto takime me zëvendës-sekretaren e shtetit amerikan, ka qenë formimi i Forcës së Armatosur.

Ajo sapo ka nisur takimin me kryeministrin Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

E pyetur nga Klan Kosova për qëllimin e vizitës së saj, ajo ka thënë se “ka shumë tema për të biseduar me kryeministrin Isa Mustafa”.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...