Pengmarrje në “Lagjen e Trimave” në Prishtinë, ndërhyn Njësia Antiterror e Policisë!

PUBLIKUAR

Një rast i pengmarrjes ka ndodhur dje në Prishtinë.

Gazeta Blic, nga burime brenda Policisë së Kosovës, ka marrë vesh se pengmmarrja ka ndodhur në “Lagjen e Trimave” (Vranjevc), në afërsi të shkollës “Zenel Hajdini”.

“Një person e ka mbajtur të mbyllur në shtëpi gruan e tij për afër tri ore, duke ushtruar dhunë ndaj saj”, ka thënë ky burim brenda Policisë.

Gjithnjë sipas këtij burimi, është Njësia Speciale e Policisë Antiterror – FIT, ajo që ka ndërhyrë dhe ka arritur që ta shpëtojë gruan.Policia i ka arrestuar dy persona, ndërkaq e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00.

“Të dyshuarit janë A.C. dhe S. I., ndërkaq në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një armë”, ka thënë ky burim, duke bërë të ditur se dy të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Mësohet se gruaja ka qenë shtetase e huaj, gjegjësisht ka shtetësi rumune.

Ende nuk dihet motivi i kësaj pengmarrjeje.

Ndërkaq, zyrtarisht nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë detaje rreth këtij rasti.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...