Thuhet se nëse e zgjidhni punën që e doni, atëherë as edhe një ditë ju nuk do të duhet të punoni. Por, a është kështu?
Meqë nuk është e lehtë të dimë nëse jemi me të vërtetë në profesionin e duhur, Inc.com ka përpiluar një listë që mund të heq këto mëdyshje.
Nëse nuk e gjeni vetën në shumicën prej këtyre 10 gjërave, ndoshta është koha që të kërkoni një punë të re.
1. Zgjoheni me entuziazëm
Nëse e doni punën tuaj, në mëngjes do të jeni përplot me energji dhe entuziazëm që ta filloni një ditë të re.
2. Gëzoheni për sfidat
Çdo gjë që bart dita e re, t’i e pranon me kënaqësi dhe angazhohesh në detyra të reja – të mëdha apo të vogla.
3. Rrezatoni hare
Ka njerëz që sapo futen në zyre, rrezatojnë energji pozitive, duke inkurajuar kolegët rreth tyre. A jeni ju të tillë?
4. Koha kalon shpejtë
Nëse e keni përshtypjen se koha shumë shpejt po kalon, dhe ndryshe nga të tjerët nuk e shikoni vazhdimisht orën, atëherë jeni në punën e duhur.
5. Kënaqeni me kohën e kaluar në punë
Familjarët dhe miqtë nuk ju kuptojnë, por ju dëshironi të jeni në zyre. Më së mirë ndiheni kur jeni në vendin e punës.
6. Me padurim i prisni projektet e reja
Nuk konkurroni me të tjerët, por thjesht kënaqeni me projektet që janë para jush.
7. Jeni optimist
Nëse afatet afrohen shumë shpejt, ndërsa nervozizmi i kolegëve tuaj po rritet, ju jeni personi i cili do të duhet t’i motivojë ata dhe t’i mbushë me gëzim, në mënyrë që të gjithat të arrihen me kohë.
8. Synimet e kompanisë i merrni si synime personale
Është shenjë e mirë nëse me arritjen e objektivave të caktuara ju ndjeheni mirë. Kjo do t’ju mbush edhe në jetën personale.
9. Jeni gjithmonë në shërbim të kolegëve
Derisa disa kolegë iu konsiderojnë si konkurrent, ju dëshironi që t’i ndihmoni të gjithë, e me personalitetin e tillë, shumëkush do të dëshirojë të punojë me ju.
10. Pozitiviteti shtrihet edhe në jetën private
Njerëzit që e duan punën e tyre, kanë jetë të përmbushur edhe jashtë punës. Kudo që jeni, pozitiviteti tërheq të tjerët si një magnet.



