OKB kritikon Hungarinë për migrantët

PUBLIKUAR

Rreth 1,300 migrantë janë të bllokuar në kufirin serbo-hungarez, kjo pasi Hungaria ka bllokuar hyrjen e tyre, thotë agjencia për refugjatë UNHCR.

UNHCR ka kritikuar Hungarinë duke thënë se ky shtet ka vendosur 10 mijë policë dhe ushtarë përgjatë kufirit, transmeton Gazeta Express.

Agjencia për refugjatë thotë se është e shqetësuar për shkak se migrantët më mënyrë të paligjshme, me forcë po detyrohen që të kthehen nga Hungaria për në Serbi.

Sipas OKB-së, numri i migrantëve që kalojnë përgjatë shteteve të Ballkanit është rritur sërish.Hungaria ka nxjerr rregulla të reja për migrantët të cilët duhet me forcë të dëbohen për në Serbi.

Qeveria serbe e ka akuzuar Hungarinë se me këto veprime, ka shkelur ligjet ndërkombëtare për migrantët. OKB ka thënë se rreth 800 migrantë po jetojnë nën qiellin e hapur në anën e kufirit të Serbisë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...