Katër të lënduar nga zjarri në Veternik, akuza ndaj zjarrfikësve (Video)

PUBLIKUAR

Katër persona janë lënduar në Veternik të Prishtinës, pasi një ndërtesë në rrugën “Rilindja” u kaplua nga zjarri, njofton Klan Kosova.

Mes të lënduarve janë tre banorë të ndërtesë dhe një zjarrfikës që mori lëndimin derisa po intervenonte për ta shuar zjarrin.

Ende nuk ka një version zyrtar, por po dyshohet, sipas banorëve, se zjarri ka ardhur nga oxhaku i furrës aty afër.

Shaqir Agushaj, pronar i ndërtesës ka treguar për Klan Kosovën se si ka ndodhur ngjarja.

“Zjarri ka ardhur shkaku i nxehtësisë së oxhakut të furrës dhe jo nga diçka tjetër, kur e kam parë zjarrin kam thirrur menjëherë zjarrfikësit dhe policinë”, ka thënë Agushaj.

Ai, por edhe banorë të tjerë, janë ankuar në reagimin e ngathtë të zjarrfikësve.

“Zjarrfikësit kanë ardhur me kohë, por shkallët i kanë sjellë shumë vonë, pas një ore, atëherë kur zjarri vetëm kaploi edhe kulmin”, tha Agushaj.

Policia nuk ka dhënë ndonjë version zyrtar se nga çka konkretisht është shkaktuar zjarri dhe as detaje të tjera për rastin.

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...