Shala: Kosova po rrezikon konflikt të armatosur me Malin e Zi ( Video)

PUBLIKUAR

Demarkacioni i kufirit si i tillë, mund ta çojë Kosovën në një konflikt të armatosur me Malin e Zi. Kështu ka deklaruar deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala në emisionin “InfoBox” të RTV Dukagjinit.

Madje, Shala thotë se provokim për një konflikt të armatosur ka qenë edhe veprimi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me vënien e tabelës “Republika e Kosovës” në kufi me shtetin malazez.

Mundësi për përshkallëzim të situatës së sigurisë brenda vendit, ish-komandant ‘Topi’ e sheh edhe me ardhjen eventuale të kësaj marrëveshje për ratifikim në Kuvend

Ai tha se, në kundërshtim të kësaj marrëveshje, ata janë të gatshëm të bashkohen me Vetëvendosjen, por jo në nivel si me AAK-në.

Madje, arsye për këtë, Shala për VV-në tha se janë të papjekur politikisht dhe se sillen si hajdutë të vegjël”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...