Ademi – Giannakakis: Integrimi në BE kontribuon në përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të të gjithë rajonit

PUBLIKUAR

Zv. kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, sot realizoi takim me ambasadorin e ri të Greqisë, të sapoemëruar në vendin tonë, Dimitris Giannakakis, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ademi theksoi se masat që ndërmerren për ndërtimin e besimit, janë hap i rëndësishëm për promovimin e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve.

Në takim u përshëndet bashkëpunimi i mire ekonomik mes dy vendeve, marrëdhëniet tregtare të cilat pasqyrojnë një trend pozitiv të zhvillimit, dhe që paraqesin një bazë të mirë për zhvillim të mëtutjeshëm dhe avancim të mëtejmë të marrëdhënieve të përgjithshme ekonomike, si dhe bashkëpunimi intensiv ndërkufitar në më shumë fusha.

Dy bashkëbisedueset, u dakorduan se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është gjithashtu në interes edhe të Greqisë, në pajtim me Agjendën e Selanikut, dhe se e njëjta do të kontribuojë në përforcimin e stabilitetit dhe prosperitetit ekonomik të gjithë rajonit

SHIKO MË SHUMË

Ora dimërore ka filluar, është zhvendosur një orë prapa

Ora dimërore ka filluar. Në orën tre pas mesnate, akrepat e orës u zhvendosën...

​Përfaqësues të FSK-së përfunduan me sukses kursin për nënoficerët e lartë

Përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës përfunduan me sukses Kursin Ndërkombëtar për nënoficerët...

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...