Hoxhaj takoi kryeministrat e St Vincent & Grenadines dhe Saint Lucia, loboi për njohje

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë vizitës në Guyana, ka takuar ndaras dy kryeministra të vendeve të Karaibeve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Hoxhaj gjatë takimit me kryeministrin e St. Vincent dhe Grenadines, Ralph Gonzalves ka shtruar nevojën e njohjes dhe të përafrimit të marrëdhënieve mes dy vendeve duke e informuar në detaje për zhvillimet në Kosovë.

Lobimi për njohje, ka qenë fokus edhe i takimit tjetër të ministrit Hoxhaj me kryeministrin e Saint Lucia, Allen Chastanet, në margjina të Samitit të Caricomit që po mbahet në Guyana të Amerikës Latine”, thuhet në njoftimin për media.

fc6d8669-d1cb-48e9-aa3f-27adf86a458e

“Kam zhvilluar dy takime shumë domethënëse për Kosovën dhe shtetësinë e saj. Jam optimist se gjërat do të lëvizin në drejtimin e duhur për njohje dhe Kosova çdo ditë po përfiton miq në të katër anët e botës. Është me rëndësi që të hapim sa më shumë dyer jashtë edhe kur ndonjëherë përballemi me pengesa e sfida dhe dyer që nuk hapen lehtë”, ka deklaruar ministri Hoxhaj pas takimeve.

Kryediplomati kosovar ka udhëtuar për në Guyana, pas pjesëmarrjes në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Paris si dhe në takimin e ministrave të Jashtëm./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dita e Viktimave të Zhdukjes – Policia, Komisioni Qeveritar e IML nesër zhvillojnë vizitë në Kalludër ku u gjetën mbetjet e 23 personave

Policia e Kosovës, ka njoftuar se nesër, së bashku me Komisionin Qeveritar për Persona...

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...