Filloi shpërndarja e teksteve shkollore

PUBLIKUAR

00_12_1409058842707367809
Ministria e Arsimit, tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2014-2015.
Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit, tekstet shkollore do jepen falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-rë deri në të 9-tën. Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, tha për Radio Kosovën, se mësimi do të fillojë më 1 shtator, ndërsa tekstet kanë filluar të shpërndahen sipas planit dinamik.

“Ministria e Arsimit, ka marrë shumicën e raporteve nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, dhe pothuajse tashmë në të gjitha shkollat mësimi do të fillojë me 1 shtator, me përjashtim të gjashtë shkollave të cilat janë në rinovim. Shpërndarja e librave tashmë ka filluar dhe po bëhet sipas planit dinamik me Drejtoritë Komunale te Arsimit”, tha Morina përmes telefonit.

Ndërkohë, Osman Vitia, drejtori i shkollës fillore, “Elena Gjika” në Prishtinë, tha për Radio Kosovën, se kjo shkollë ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar vitin shkollor.

“Të gjitha punët kanë përfunduar, është bërë pastrimi gjeneral i shkollës, nga 20 gushti arsimtarët janë lajmëruar në punë dhe kanë bërë përgatitjet e tyre pedagogjike, ditarët kanë filluar të sigurohen nëpër shkolla, ndërsa tekstet shkollore i presim këto ditë, në mënyre që në javën e parë t’i furnizojmë nxënësit me tekste shkollore.”

Sipas raporteve të Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollat të cilat janë duke u rinovuar dhe mund të fillojnë mësimin me vonesë janë: në Komunën e Podujevës, Shkolla Fillore “Kongresi i Manastirit” paralelja e ndarë në Sekiraqë dhe Shkolla Fillore “Ilir Konushevci” në Lluga, do të fillojnë mësimin një javë me vonesë, ndërsa nxënësit e Shkollës Fillore “Ali Hadri” paralelja e ndarë në Katunishtë, do të barten në shkollën amë derisa të përfundojë rinovimi; në Komunën e Ferizajt, në Shkollën Fillore “Astrit Bytyqi” do të fillojë mësimi më 15 shtator, ndërsa nxënësit do të barten në një shkollë tjetër; në Komunën e Pejës janë dy shkolla në rinovim “8 Marsi” dhe “Ramiz Sadiku”, për të cilat nuk dihet se kur përfundojnë rinovimet./rtk/

 

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...