Të mërkurën, rreth orës 21:00, në fshatin Babush të Lipjanit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar shtatë persona, dy meshkujt dhe pesë femra, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Të gjithë të lënduarit janë dërguar në QKUK dhe pas tretmanit mjekësor gjatë prej tyre janë liruar, ndërkaq një ka mbetur për tretman të mëtutjeshëm.


