Notat e testimit të jashtëm nuk do të shënohen në dëftesë dhe nuk do të ndikojnë në sukses

PUBLIKUAR

Rezultatet e arritura në testimin e jashtëm nuk do të shënohen në dëftesë, respektivisht nuk do të ndikojnë në suksesin e përgjithshëm. Kështu thonë nga OBRM-PDUKM të cilët sot në Parlament dorëzuan propozim për ndryshim në ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, ky propozim vjen si përgjigje ndaj ankesave dhe kërkesave të shumta të prindërve, nxënësve dhe mësimdhënësve. OBRM-PDUKM ka propozuar që testimi i jashtëm të fillojë nga klasa e gjashtë e jo nga klasa e katërt siç ishte deri më tani. Do të përpunohet edhe një aplikacion on-line me të cilin nxënësit do të mund ti ushtrojnë testet e jashtme.

“Me këto ndryshime ligjore do të ju dilet përballë kërkesave të prindërve dhe mësimdhënësve, e më së shumti nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Rezultati i testimit të jashtëm i nxënësve si shtesë, nuk do të hyjë në rezultatin final të suksesit, respektivisht nuk do të shkruhet në dëftesë.

Rezultatet e testimit të jashtëm në shkollën e mesme edhe pse nuk hyjnë në dëftesë dhe në suksesin përfundimtar të nxënësve, ata megjithatë do të ndikojnë gjatë regjistrimit të tyre në fakultet.

Edhe testimi në shkollën fillore do të ndikojë gjatë regjistrimit në shkollë të mesme. Ne besojmë se këto ndryshime do të përmirësojnë cilësinë e testimit të jashtëm në mënyrë që ky projekt ta pasqyrojë gjendjen reale të arsimit të mesëm dhe fillor”, ka deklaruar Dragan Danev, deputet i OBRM-PDUKM./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dogana e Kosovës zbulon 113 telefona mobilë të kontrabanduar, asnjë dokumentacion për origjinën

Dogana e Kosovës, mbrëmë, më 23 tetor 2026, pas pranimit të informatave përmes rrugëve...

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...