Veseli në BIK për Bajram: Respekti më i madh për ata që sakrifikuan

PUBLIKUAR

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e festës së Fitër Bajramit ka qëndruar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Ai i ka uruar kreut të BIK-ut, Naim Tërnavës si  dhe gjithë besimtarëve myslimanë, festën e Bajramit.

“Kjo është një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë, përçoj mesazhin e dashurisë dhe paqes për këtë festë. Respekti më i madh i takon atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që u flijuan për vendin tonë”, ka thënë Veseli gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, njofton Klan Kosova.Ai ka thënë se kjo festë përcjellë mesazhin e ndihmës dhe solidarizimit me ata persona që janë në nevojë.

SHIKO MË SHUMË

Dy persona gjenden pa shenja jete në Prishtinë dhe Graçanicë

Dy persona janë gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe...

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...