ISIS sulmon edhe në Malajzi, konfirmohet rasti

PUBLIKUAR

Policia e Malajzisë ka njoftuar se sulmi që ndodhi në një restorant javën e kaluar, ku mbetën të plagosur 8 persona, është kryer nga militantë të Shtetit Islamik.

Fillimisht policia tha se sulmi më 28 qershor në Movida, pranë Kuala Lumpur, mund të kishte ndodhur për motive konkurrence, nga biznese rivale, por tashmë kjo pistë ka rënë.

Autoritetet tashmë kanë konfirmuar edhe arrestimin e dy personave të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Ndërsa shprehen të shqetësuar në lidhje me rritjen e rrezikut për të tjera sulme nga ISIS, përcjell TCH.

Kemi arritur në përfundimin se dy nga autorët kanë marrë udhëzime nga një prej shtetasve tanë i cili ka shkuar të luftojë në Siri përkrah militantëve të Shtetit Islamik”, tha shefi i policisë.

Me dhjetëra persona janë arrestuar në Malajzi si të lidhur me Shtetin Islamik. Zyrtarët vendas kanë paralajmëruar për një kërcënim të shtuar nga grupi ekstremist.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...