Thaçi: Bajrami, festë e bashkimit, pa dallime

PUBLIKUAR

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e festës së Fitër Bajramit ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi përcolli urimet më të mira për të gjithë qytetarët e besimit islam, duke uruar për forcimin e harmonisë ndërfetare në Kosovë.

“Është një kënaqësi e veçantë për mua që sot si president i vendit të uroj myftiun Tërnava, Bashkësinë Islame dhe të gjithë besimtarët e fesë islame për festën e Bajramit të Madh. Një festë kjo e lutjeve, e solidaritetit, e respektit, e mirëkuptimit, e tolerancës mes njerëzve. Edhe prej mysafirëve të shumtë tek myftiu Tërnava në Bashkësinë Islame, shihet se kjo festë është një festë e bashkimit, pa dallime feje, etnie apo përkatësie partiake. Të gjithë sot janë në këtë shtëpi të Zotit për të uruar, për të përgëzuar”, është shprehur presidenti Thaçi.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci për Halil Thaçin e Prebrezen: Me qejf a pa qejf kanë me u ulë me neve për u marrë vesh për çështjen e...

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, pas takimit me të parin e Prishtinës dhe atë...

Rama: Kompanitë e pastrimit të krijohen në bazë të komunave, kështu secila do të ishte përgjegjëse për zonat e veta

Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, pas takimit me kryetarin e Drenasit dhe atë të...

Gjilan: Gjenden armë, granata dhe mjete të tjera të dyshimta gjatë punimeve në rrugë

Gjatë ditës së djeshme, në Gjilan janë gjetur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera...